Rina Balaj paralajmëron lansimin e klipit të këngës “Sari”

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Rina Balaj është njëra nga artistet më të dashura për publikun shqiptar, pasi edhe interpreton në mënyrë të veçantë këngët e saj.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke postuar imazhe të ndryshme nga përditshmëria apo angazhimet në karrierë.

Të qëndrojmë të sigurtë dhe të shëndetshëm me Tre Musketierët e Samsung

Këngëtarja me prejardhje nga Istogu, sapo ka publikuar albumin “MM”, në bashkëpunim me të dashurin e saj, Sin Boy.

“Sari” është njëra prej këngëve që bën pjesë në po të njëjtin album, e që së shpejti do të publikohet me videoklip.


Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ajo ka ftuar ndjekësit e saj të bëjnë 33 mijë komente nëse dëshirojnë të shohim klipin e këngë.

“33000 komete për klipin e Sari”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkaq, Rina në këtë kohë të pandemisë coronavirus po qëndron e izoluar me të dashurin e saj, të cilët shpesh herë po kalojnë kohën e lirë në bregdet.

Të ngjashme