Rinkevics: Masat e BE-së duhet larguar, s’mund t’ju premtoj asgjë për statusin e kandidatit

Prishtinë | 20 Mar 2025 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Presidenti letonez, Edgars Rinkevics ka thënë se nuk mund të premtojë që statusi i vendit kandidat do të jepet deri në fund të vitit, sepse siç tha ai, nuk mund të flasë në emër të të gjithë shteteve anëtare, raporton Ekonomia Online.

Rinkevics gjithashtu tha se qëndrimi i Letonisë është shumë i qartë dhe sipas tij, duhet të largohen masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës.

“Nuk e di nëse do ta festojmë apo do ta shënojmë apo do ta përkujtojmë përvjetorin e dytë apo ajo, por qëndrimi i Letonisë është shumë i qartë dhe mendojmë se duhet të largohen ato masa kufizuese dhe për këtë avokojmë në Bashkimin Evropian dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.

“Bindja ime është se sa më shpejt që bëhet kjo, aq më mirë do të jetë. Nëse i heqim masat kufizuese atëherë do të shohim se sa do të shkojmë edhe me masat e tjera, por nuk mund t’iu premtojë që statusi i vendit kandidat do të jepet deri në fund të vitit, nuk mund të flas në emër të të gjithë shteteve anëtare”, u shpreh ai.

Të ngjashme