Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, po shijon maksimalisht kohën e saj me familjen.
Sa herë që ajo ka mundësi gjendet në afërsi të më të dashurve të saj dhe këtë nuk e ka fshehur asnjëherë.
Rita Ora në rrjetet sociale ka konfirmuar se me babain e saj gjendet në Las Vegas, ku edhe kanë realizuar foto bashkë.
“E kidnapova babain tim”, u shpreh Rita në postim me babain Besnikun, i cili qëndron për kohë të konsiderueshme edhe në Prishtinë.
Rita Ora vjen nga një vit i suksesshëm për të.
Kujtojmë se ajo performoi në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në Prishtinë, duke mbledhur dhjetëra mijëra adhurues në sheshin e kryeqytetit.
Sivjet si duket ajo 11 vjetorin e pavarësisë e pret me babain në Las Vegas, edhe pas sqarimit 4 milionë eurove të vjedhura nga një kontabilist, të cilin e dënoi tashmë gjykata në Britaninë e Madhe.