Një nga këngëtaret me origjinë shqiptare, e njohura në mbarë botën, nuk harron t’i tregoj rrënjët apo të vërtetoj se shqipja e saj është shumë e mirë.
Bëhet fjala për Rita Orën, e cila është bërë nostalgjike dhe ka publikuar në story-n e saj në “Instagram” një video, ku shfaqet duke folur shqip me një vogëlush, përcjell Shekulli.
Videoja është realizuar gjatë qëndrimit të Ritës në Kosovë, e cila mbajti koncert më 17 shkurt të 2018-ës.
Teksa po qëndronte në hotel, këngëtarja dhe vogëlushi po shikonin nga dritarja qytetarët që ishin mbledhur në shesh për ta dëgjuar atë ‘live’.
Djali i vogël duket konfuz dhe pyet Ritën herë pas here se pse janë mbledhur kaq shumë njerëz, të cilët sipas tij kanë shkaktuar trafik dhe çfarë presin ata. E qeshur këngëtarja i përgjigjet vogëlushit por gjithashtu ia përkthen bisedën miqve të saj të huaj që nuk dinë shqip.
Ndërsa në postimin e saj në story Rita shkruan: “Gjithmonë duke përfaqësuar Shqipërinë”.