Ajo më në fund është e lirë nga karantina dhe tashmë po bën një shëtitje përreth Sidnei.
Dhe Rita Ora, 31 vjeçe, u shfaq e mahnitshme në një set të ri fotografik që realizoi, të ndarë me 16 milionë ndjekësit në Instagram.
Këngëtarja pozoi me plot stil përballë një muri prej guri në një ansambël blu deri te këmbët.
Rita në pjesën e sipërme mbante një korset blu me figura e lule të ndryshme shumëngjyrëshe, gjersa kishte të veshur një xhaketë blu me vija bardh e zi.
Biondja po ashtu zgjodhi një palë doreza elegante në të njëjtën nuancë dhe syze të tilla.
Ylli shqiptar në një nga paraqitjet e fundit u shfaq me të motrën, Elena Orën, e cila po e shoqëron gjatë kësaj aventure të re.
Rita, e cila është në Australi për të shërbyer si gjyqtare në “The Voice Australia”, kohët e fundit përfundoi karantinën e saj 14-ditore.
Ditë më parë u bë e ditur se krijuesja e hitit “Bang Bang” do të interpretojë në paradën e komunitetit LGBTI në Australi.