Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora po arrin majat e muzikës ndërkombëtare.
Ajo është shpallur nga Official Charts këngëtarja e katërt më e klikuar e vitit 2018, ndërsa dy këngë të saj janë më të kilikuarat në Top 10.
Rita ka ndarë lajmin me fansat në rrjetet sociale duke e konsideruar një lajm të madh.
“Rezultatet janë wow. Artistja e katërt më e klikuar dhe 2 këngët më të dëgjuara të vitit 2018. Jam e nderuar që jam pjesë e kësaj liste,” shprehet këngëtarja Ora.