Rita Ora si Gili dikur

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 21:00 | Nga

Çdo gjë përsëritet në këtë jetë dhe padyshim edhe moda.

E keni vërë re teksa shikoni disa foto të mamit tuaj kur ishte e re, fustani që ajo ka veshur, mund t’ju duket shumë trendi edhe në ditët e sotme? Ato që ne i quajmë “risi” apo “moderne” kanë qenë zbuluar më herët dhe kthehen me ndonjë element të shtuar paksa më ndryshe, por përsëri janë gjërat e vjetra.

Një gjë të tillë na e risolli në vëmendje, këngëtarja shumë e njohur Fevzije Konushevci. Me siguri shumë prej jush, e ka shumë të vështirë për të kujtuar se cila është kjo këngëtare, por mjafton të themi Gili dhe menjëherë ju vjend ndërmend se për kë bëhet fjalë. Ajo ka postuar pak orë një bashkim fotosh: të sajën shkrepur rreth 30 vite më parë dhe të Rita Orës. Ajo ç’ka vihet re është modeli i njëjtë i fustani, ndonëse bëhet fjalë për shumë vite diferencë.

“E dua Rita Oren! Vitet kalojne stilet perseriten”, shkruan Gili.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme