Rita Ora sjell pamje nga performanca e “X Factor Italy”, tregon destinacionin e radhës

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

“X Factor”, është talent show i njohur anembanë botës.

E mbrëmë në “X Factory Italy” ishte e ftuar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, shkruan lajmi.net.

Ajo performoi këngën e saj të re “Let u love me”, me të cilën kryesoi top-listat e huaja duke zënë vendet e para.

“Faleminderit që më patët mua X Factor Itali, ju mund ta shikoni performancën e këngës Let u love me online tani. E kisha kohën më të mirë edhe pse ishte pak shkurtë! Destinacioni i radhës është Londra”, shkruan ajo.

Ndryshe, projekti i fundit i saj “Let u love me”, numëron mbi 52 milionë klikime në kanalin zyrtar, Youtube kurse në fund të nëntorit publikohet albumi i dytë i Ritës.

https://www.instagram.com/p/BpZjSHsnT8i/?utm_source=ig_embed

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme