Rita Ora tjetërsohet për “Halloween”, performon si mashkull në koncertin e fundit në Londër

Prishtinë | 27 Tet 2018 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e afrimit të festës së ‘Halloween’-it, shumë prej figurave publike kanë filluar të ndryshojnë pamjen e tyre, duke tentuar të duken ndryshe dhe ‘të frikshëm’.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare me fame botërore, Rita Ora, në koncertin e saj të fundit.Së fundmi, ajo ka mbajtur një koncert gjigant në stadiumin e madhe “Wembley”, të Londrës, ku ka performuar para mijëra fansave hitet e saj më të mëdha.

Ndryshe nga herët tjera, Rita mbrëmjen e së premtes u shfaq e veshur si mashkull, me flokë të shkurtra, dhe mjekër të improvizuar.

Me këtë pamje, ajo u mundua t’i ngjasojë tërësisht reperit Post Malone, i cili është edhe një nga kolegët më të mirë të Ritës, me të cilin ajo ruan raporte shumë miqësore.

Gjatë gjithë mbrëmjes, Rita ka performuar me këtë paraqitje, ndërsa edhe fansat kanë ngelur mjaft të habitur, duke u krijuar gjithmonë përshtypja sikur po këndon një mashkull para tyre, dhe jo Rita.

Të kesh oborr në banesë nuk është e pabesueshme – Po bëhet realitet në Linda Premium Residenc. Ndërkohë, këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi nga koncerti në Instagram, ku ka bërë shumë për të qeshur me dukjen e saj.

Përndryshe, ajo po vazhdon po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj të fundit “Let you love me”, teksa albumi i saj i plotë “Phoenix”, do të publikohet më 23 nëntor.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme