Rita Ora ka kaluar gjithnjë e më shumë kohë me regjisorin e filmit “Thor”, Taika Waititi, që kur çifti zyrtarizuan lidhjen muajin e kaluar.
Por duket se dyshja e dashur po e çojnë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër, shkruan DailyMail.
Të shtunën, The Sydney Morning Herald raportoi se artistja 30-vjeçare është ‘zhvendosur’ në shtëpinë e regjisorit 45-vjeçar në periferitë e pasura të Sydneyt në lindje.
Taika aktualisht është në Sydney për xhirimet e pjesës së katërt të sagës “Thor”, të quajtur “Thor: Love and Thunder”.
Ndërkohë, Rita së fundmi përfundoi xhirimet me spektaklin “The Voice Australia”, ku ishte e angazhuar si anëtare e jurisë, krahas emrave: Guy Sebastian, Keith Urban dhe Jessica Mauboy.
DailyMail Australia ka kontaktuar të dy: Ritën dhe ekipet përkatëse të menaxhimit të Taikas për të marrë një koment lidhur me bashkëjetesën e aluduar.
Vetëm këtë javë, Rita dhe Taika u panë për drekë në restorantin “Chiswick” në periferi të Woollahra.
Çifti i ri dukeshin shumë të dashuruar, ndërsa po shijonin një drekë të rastësishme në zonën e nxehtë të Sydneyt.
Rita dhe Taika dolën publikisht së bashku në fund të muajit të kaluar, gjatë një premiere në Shtëpinë e Operës të Sydneyt.
Sipas The Sun, dyshja nuk e kanë fshehur faktin se janë bashkë në mesin e miqve të tyre të famshëm – dhe gjërat mund të bëhen serioze.