Rita përrallore

Prishtinë | 19 Gus 2016 | 11:01 | Nga

Këngëtarja nga Kosova, Rita Ora, është rikthyer në qendër të vëmendjes, por këtë herë për dukjen mahnitëse.

E veshur me një fustan të zi dhe elegant, ajo darkoi në një restorant në Manhatan me supermodelen Joan Smalls dhe të dashurin e saj, Bernard Smith.

Treshen e ka bashkuar projekti “American Next Top Model”, ku Rita është përzgjedhur për ta prezantuar spektaklin, transmeton TCH.

Edhe pse pjesë e një spektakli ku gjithçka rrotullohet rreth linjave, Rita Ora ka thënë se nuk i pëlqen të jetë ekstremisht e dobët. Madje kohët e fundit, ajo ka marrë pak peshë, për të cilën thotë se ndihet komode.

“Nëse më hahet një hamburger, do të pres gjysmën dhe do ta ha”, citohet të ketë thënë këngëtarja shqiptare.

ri1ri1ari2ri2ari3ri3ari4

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme