Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është gëzuar nominimit për kryeministër të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.
Në media është folur shumë për raporte të ftohta mes Ahmetit e Kurtit, por në fotografitë e publikuara nga Ahmeti në Facebook, ata shihen tek shkëmbejnë një përqafim që duket të jetë miqësor.
“Na priftë e mbara në fitore!”, ka qenë mbishkrimi i fotografive.
Lëvizja Vetëvendosje sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm ka zyrtarizuar kandidimin e Kurtit për kryeministër.