Rivarroset heroi i kombit Zahir Pajaziti

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 12:48 | Nga

Në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në fshatin Turiçicë të Podujevës është bërë rivarrimi i heroit të kombit, Zahir Pajaziti.

Ceremonia është bërë nën patronatin e kryeministrit Isa Mustafa dhe në praninë e mijëra qytetarëve të Kosovës.

Rivarrimi i eshtrave të Zahir Pajazitit është bërë në 20-vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit më 20 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Ai ka rënë së bashku me Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun. Për nder të 20 vjetorit të rënies në orën 14: 00 në Prishtinë do të mbahet një akademi përkujtimore.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme