Veseli në 22 vjetorin e rënjes së heroit Zahir Pajaziti: Heronjtë janë shtylla e sovranitetit

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 15:49 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërë nderime tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, raporton Ekonomia Online.

Ditën e 31 janarit, Veseli e quajti të rëndësishme për popullin e Kosovës. Sipas tij, heronjtë Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, janë lajmëtarët e lirisë.

Kreu i Kuvendit, bëri të ditur se Kosova ka orientim të qartë euroatlantik bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot është dita e 31 janarit. Rënies heroike të tre heronjve Zahir Pajaziti, Edmnond Hoxha, Hakif Zejnullahu. Këta janë lajmëtarët e lirisë, këta janë shtyllat e sovranitetit, integriteti tonë si shtet i pavarur dhe sovran, së bashku me mijëra e mijëra heronj të rënë, martirë, të pagjetur, të cilët kanë rënë në altarin e lirisë. Ne kemi drejtim të qartë, ne e dimë se ka do të shkojmë. Orientimi është euroatlantik, SHBA, BE. Lavdi e përjetshme heronjve, si Zafiri, Hakifi, Edmondi, komandanti legjendar dhe të gjithë heronjve martirëve të lirisë së Kosovës”, tha Veseli, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme