Sot në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes Bregaj, është organizuar ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit, i zhdukur gjatë luftës, raporon Ekonomia Online.
Sinan Dauti me 12 prill 1999 ishte plagosur rëndë nga forcat serbe dhe dy ditë më pas ndërroi jetë në Mitrovicë, si pasojë e plagëve.
Gjatë këtyre viteve familja nuk kishte asnjë informacion për fatin dhe vendndodhjen e tij.
Në rivarrimin e tij po marrin pjesë familjarë, ministra, u.d, presidentja Albulena Haxhiu e përfaqësues komunal.
Ceremonia e rivarrimit u organizua sipas kërkesës së familjes, me përkrahje të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Komunës së Skenderajt.






