Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruajnë marrëveshje me Shqipërinë për bashkëpunim në sektorin e energjisë.
“Është kënaqësi që sot me ministren Balluku të nënshkruajmë dy marrëveshje të cilat janë të rëndësishme për bashkëpunimin tonë në sektorin e energjisë në dy shtet tona”, tha Rizvanolli.
Ajo ka shtuar se “ne synojmë që përmes kësaj marrëveshje t’i dizerfikojmë burimet tona të energjisë dhe presim bashkëpunimin tonë nga të dyja shtete”.
“Këto janë shprehimisht të theksuar edhe në strategjinë tonë të energjisë 2021-2031 të cilat do ta meritojmë së shpejti ku bashkëpunimi me qeverinë e Shqipërisë është një top prioritet sa i përket qeverisë sonë”.
Po ashtu Rizvanolli ka theksuar se duke qene se ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësit merr shumë kohë, “ne konsiderojmë që nuk ka nevojë të pritet të investohet domosdo në infrastrukturë të gazsjellësit”,
“Por, e kemi një mundësi shumë të mirë në portin e Vlorës që të investojmë ose të kontraktojmë kapacitet për blerje të energjisë të prodhuar nga gazi natyror gjë që na mundëson që të vijmë shumë më shpejt te rezultati tek energjia elektrike brenda dy vitesh përafërsisht siç kemi biseduar me ministren për dallim 8-9 vite do të duheshin nëse ndërtojmë gazsjellësin dhe ndërtojmë kapacitet të gjenerimit”.