Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli tha se marrëdhëniet me ShBA-në nuk janë dëmtuar edhe pasi Kosova ka marrë vendim që projekti për gazsjellësin të mos realizohet, raporton Ekonomia Online.
Ajo në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për këtë çështje shtoi se opsioni i ndërtimit të gazsjellësit Shkup-Prishtinë nuk është përjashtuar dhe se kriza energjetike vije si pasojë e gazit.
“Marrëdhëniet me SHBA nuk janë dëmtuar në asnjë moment ato janë të shkëlqyera. Të gjitha këto kanë shprehur gatishmërinë për të na përkrahur edhe në mënyrë financiare. Opsioni i ndërtimit të gazsjellësit Shkup-Prishtinë nuk është përjashtuar. Energjia nga gazi nuk është energji e pasur”.
“Nëse bëhet apo jo gazsjellësi nuk do të ketë ndikim me ShBA. Kriza energjetike është për shkak të gazit. Ideja se gazi e ulë varshmërinë është e pakuptimtë. Prezantimi i çështjeve të gazit kinse ShBA po kërkojnë e ne po refuzojmë ko vetëm që nuk janë të vërteta por nuk i bëjnë nder marrëdhënieve tona me ShBA”.
Përderisa shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila tha se projekti i gazit për Kosovën sikur të merrte dritën e gjelbër nuk do të mund të realizohej deri në vitin 2028, raporton EO.
“Kriza aktuale energjetike botërore nga fillimi i shtatorit kur çmimet e energjisë pësuan rritje. Mungesat e kanë rritur çmimin e gazit dhe energjisë. Çmimet u rriten edhe në Evropë këtë të martë”.
“Të deklarosh se Kosova ka refuzuar gazin në mesin e tjerave është pamaturi. Tendenca e ndërlidhjes të Qeverisë Kurti 1 dhe Kurti 2 është pamaturi dhe përdorim i gjuhës populiste. Ndërlidhja e amerikanizimit është shumë interesat nga ju si opozitë. Sa i përket politikave amerikane të energjisë ShBA kërkojnë tu kthehen resurseve amerikane. Projekti i gazit për Kosovën sikur të merrte dritën e gjelbër nuk do të mund të realizohej deri në vitin 2028”.