Rizvanolli: Qeveria jonë ka katërfishuar përfaqësimin e grave në Bordet e Ndërmarrjeve Publike

Prishtinë | 08 Mar 2024 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka thënë se Qeveria Kurti ka katërfishuar përfaqësimin e grave në Bordet e Ndërmarrjeve Publike.

Ajo ka publikuar një infografike, sipas së cilës në vitin 2017, përfaqësimi i grave në borde ka qenë 10 përqind e nga 2021 deri në 2023 ka arritur në 40-45 përqind.

“Qeveria jonë ka katërfishuar përfaqësimin e grave në Bordet e Ndërmarrjeve Publike! Sot dhe çdo ditë tjetër, punojmë për barazi!”, ka shkruar Rizvanolli.

Të ngjashme