Belgjika gjen trajnerin e saj të ri. Roberto Martinez do të jetë drejtuesi i djajve të kuq në eliminatoret e Botërorit Rusi 2018, me trajnerin spanjoll që zë vendin e Marc Wilmots, i cili u largua nga detyra pas përfundimit të Europianit.
Një zgjedhje e befasishme kjo nga ana e Federatës Belge që i beson një spanjolli një brez të artë lojtarësh duke dashur të përshtasë ndoshta dhe një filozofi disi ndryshe në përfaqësuese, pas një Europiani ku Belgjika u nis si pretendente por u eliminua në çerekfinale pas një humbje 3-1 me Uellsin.
Martinez në sezonin e fundit ka drejtuar skuadrën e Evertonit në 3 sezonet e fundit ku ka bërë një punë mjaft të mirë, ndërkohë që ka një përvojë të madhe në kampionatin anglez teksa më parë ka drejtuar dhe ekipet e Sëansea dhe Wiganits.
Martinez pritet të marrë menjëherë drejtimin e kombëtares belge dhe do të prezantohet në ditët në vazhdim në detyrën e tij të re ndërkohë që objektivi i tij kryesorë do të jetë fillimisht kualifikimi për në Botërorin e Rusisë, ku është shortuar në një grup të favorshëm me Bosnjen, Greqinë, Qipron, Estoninë dhe Gjibraltarin.