Lionel Messi ka vulosur sezonin e tij të jashtëzakonshëm edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit në La Liga, duke shënuar dy gola në ndeshjen ndaj Eibar.
Me dy golat e realizuar në atë ndeshje, Messi është ngritur në kuotën e 36 golave, duke u shpallur fitues i ‘Pichichi’ për herën e tretë radhazi.
Leo prinë edhe garën për ‘Këpcuën e Artë’, ku numëron katër gola më shumë sesa Mbappe, i fundit i cili ka edhe një ndeshje në dispozicion për të bërë mrekullinë.
Pas dy golave të Messi, një reagim epik ka ardhur nga Sergi Roberto, i cili ka thënë se Messi nuk ngopet kurrë duke shënuar.
“Ai kurrë nuk lodhet duke shënuar gola dhe kjo e bën futbollin më të lehtë për ne” ka thënë Roberto pas ndeshjes ndaj Eibar, transmeton lajmi.net.
“Kjo ndeshje na ndihmoi për tu përgatitur për finalen e Kupës së Mbretit. E duam triumfin në Kupë dhe të shkojmë në pushime me dy tituj” ka thënë ndër të tjerash Sergi.
Sergi Roberto së bashku me Lionel Messi kanë qenë në planet kryesore të Valverdes në sezonin që lamë pas, sezon i cili ishte mjaft i mirë për Barcën, deri tek ndeshja në ‘Anfield’.