Rohde i shpreh shqetësimin presidentes për bllokadën në Kuvend: Çështjet shtetërore para politikës partiake

Prishtinë | 30 Pri 2025 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, bëri të ditur se ka pasur një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Ai tha se çështjet shtetërore duhet të jenë para politikës partiake.

“Në takimin me presidenten Osmani, shpreha shqetësimin tim në rritje për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Parlamentit dhe formimin e një qeverie pas zgjedhjeve. Në peizazhin global që ndryshon me shpejtësi sot, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm. Çështjet shtetërore duhet të vijnë gjithmonë para politikës partiake”, tha Rohde.

Të ngjashme