Rohde: Jam 100% i sigurt se draft-statuti s’bie në kontradiktë me Kushtetutën

Prishtinë | 06 Dhj 2023 | 21:36 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pavarësisht progresit në dialog siç është Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit, nuk ka ndodhur zbatimi i tyre.

Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Rohde tha se Kosova ka marrë një obligim ndërkombëtar dhe se duhet ta zbatojë, teksa sipas tij, drafti i propozuar është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.gjithë procesi i cili është shtyrë përpara sidomos nga Gjermania, veçanërisht në propozimin për njohjen de facto dhe de jure ka të bëjë me atë se çka mund të arrijmë. Unë jam ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, jo në Serbi. Andaj unë përqendrohem në atë që Kosova duhet të bëjë. Kosova ka një përgjegjësi në këtë proces, e cila është implementimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i cili është një obligim afatgjatë i Kosovës. Kështu që ne presim nga Kosova të jetë e sigurt në vete, ju e keni mbështetjen tonë dhe unë jam 100 % i sigurt se ne nuk kemi propozuar asgjë që bie në kontradiktë me Kushtetutën eKosovës”, ka thënë Rohde për Tëvë1.

Të ngjashme