Rohde: Kosova duhet të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare

Prishtinë | 18 Dhj 2023 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se pas liberalizimit të vizave, Kosova mund të përqendrohet në gjëra të tjera.

Rohde tha se sfidat e Kosovës mbeten afrimi me BE-në dhe strukturat atlantike. Ai tha se Kosova “duhet të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare” dhe se në këtë ka mbështetjen e Gjermanisë, raporton Gazeta Express.

“Sfidat për Kosovën do të mbeteshin, sepse ne kemi sfida të përbashkëta, për ta afruar Kosovën me BE-në dhe me strukturat atlantike. Kosova duhet të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare”, tha ambasadori gjerman.

Të ngjashme