Rohde për djegien e veturave në veri: Dhuna nuk është kurrë një opsion

Prishtinë | 31 Mar 2023 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde ka reaguar në lidhje me djegien e veturave me targa RKS në veri të Kosovës.

Përmes një cicërime në Twitter, ambasadori gjerman ka mbështetur deklaratën e BE-së e cila ka dënuar ashpër djegien e veturave me targa RKS së fundmi në veri.

Ai beson se institucionet e Kosovës do të hetojnë rastet tërësisht dhe do të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë.

“Jam plotësisht dakord. Dhuna nuk është kurrë një opsion! Kam besim të plotë se autoritetet kosovare do t’i hetojnë rastet tërësisht dhe do t’i nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë”, ka shkruar Rohde.

Të ngjashme