Rokadë diplomatike në pjesën e parë të vitit

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Lëvizje të mëdha pritet të ndodhin në shërbimin e jashtëm diplomatik në pjesën e parë të këtij viti, pasi shumë diplomatëve përshirë shefa misionesh u skadon mandati. Shumë prej tyre u ishte vazhduar mandati duke mos respektuar procedurat.

Po ashtu, për të fortët e diplomacisë dhe ata që kishin lidhje me partitë që ishin në pushtet nuk është vënë në zbatim sistemi i integruar i personelit – “Një Shërbim, një Ministri”, i cili parashihet me ligje dhe me rregullore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Njohës të këtij procesi kanë thënë se duhet të synohet themelimi i një sistemi të rotacionit, bazuar në kritere dhe jo në vendime të ministrit.

Edhe pse në MPJ nuk kanë treguar për ndryshimet që synojnë t’i bëjnë, gazeta ka siguruar një listë të atyre që u skadon mandati, duke filluar nga marsi i këtij viti e deri në qershor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme