Roma e Mourinhos synon t’ia shkaktojë humbjen e parë në ligë Milanit – formacionet zyrtare

Prishtinë | 31 Tet 2021 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho do të kërkojë t’ia shkaktojë disfatën e parë sezonale në Serie A Milanit, kur të përballet me të sonte në kryeqytetin italian.

Roma është nikoqire e Milanit të Stefano Piolit në Stadiumin Olimpik, në ndeshjen kryesore të javës së 11-të, që zhvillohet në orën 20:25, raporton Gazeta Express.

Milani, bashkë me Napolin, janë dy skuadrat e vetme pa humbje në sezonin 2021/22 në Serie A.

Kjo do të jetë përballja e parë e Mourinhos me Piolin, por trajneri portugez ka histori rivaliteti me kuqezinjtë që prej kohës së tij në Interi, duke i humbu vetëm dy nga shtatë përballjet ndaj tyre.

Kjo do të jetë ndeshja e tetë e ish-trajnerit të Interit kundër Milanit dhe ai ka bilanc pozitiv me katër fitore, një barazim dhe dy humbje.

Napoli është lider i Serie A me 31 pikë pasi fiton 1:0 kundër Salernitanas në ndeshjet që po zhvillohet momentalisht, por me një fitore eventuale ndaj Romës, Milani do të barazohej me të me pikë në krye të tabelës,

Roma, ndërkohë, është e pesta me 19 pikë.

Zlatan Ibrahimovic do të luajë titullar për Milanin, i përkrahur nga Rafaelo Leao.

Formacionet zyrtare:

Roma: Rui Patricio; Karsdorp, Mancini, Ibanez, Vina; Cristante, Veretout; Zaniolo, Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham

Milan:

Të ngjashme