Roma raportohet se e ka identifikuar trajnerin e Chelseat, Maurizio Sarri, si trajner potencial për të ardhmen.
Sarri iu bashkua “Bluve” në korrik, por italiani është nën presion pas pesë humbjeve në dhjetë ndeshjet e fundit.
Gjithsesi, “La Repubblica” raporton se Roma është e interesuar që 60-vjeçari të bëhet trajner i ri i skuadrës në fund të sezonit.
Sipas raportimit, Sarri është takuar me zyrtarët e Romës për të diskutuar kalimin e mundshëm në Olimpico.
Roma aktualisht është e pesta në Serie A dhe ka fituar një ndeshje në tri të fundit.