Sky Sport ka zbuluar se drejtuesit e Romës, në javët e fundit, kanë provuar që ta transferojnë Suson nga Milani.
Por, “Rossonerët” i kanë bërë me dije që sulmuesi spanjoll nuk është në shitje.
Roma thuhet se e kanë konsideruar Suso si pasardhës të Mohamed Salah, i cili u transferua te Liverpooli.
Suso ka kontratë me Milanin deri në vitin 2019. Paletë janë duke biseduar për një kontratë të re, e cila mund të bëhet realitet nëse klubi i ofron lojtarit një pagë prej 2.5 – 3 milionë euro në sezon.