Roma është nikoqir i Bolognas në sfidën që zhvillohet në kuadër të javës së 30-të në Serie A.
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 18:00 në stadiumin Olimpico.
Për këtë takim, Giallorssët do të jenë pa, Stephan El Shaarawy, Marash Kumbullën, Chris Smalling, Leonardo Spinazzola dhe Nicolo Zaniolo, që janë të lënduar, derisa Bryna Cristane ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Në anën tjetër, Genoa nuk mund të llogarisë në Gary Medel, Santande, Hickey dhe Tomiyasu, që po ashtu janë të lënduar.
Formacioni startues i Romës: Mirante; Mancini, Fazio, Ibanez; Reynolds, Villar, Diawara, Peres; Pedro, Perez; Mayoral.