Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të portierit Alisson, ndonëse ai po lidhet me një transferim të mundshëm te Real Madridi.
Portieri brazilian është përgëzuar për paraqitjet e tij të mira këtë stinor dhe është në listën e dëshirave të Realit për afatin kalimtar të verës.
“Sinqerisht jam pak i lodhur të flas për të ardhmen e Alissonit, pasi pyetem për të në çdo intervistë”, ka thënë Monchi për “Mediaset Premium”. “Nuk kemi marrë asnjë ofertë dhe nuk e kemi ndërmend ta shesim. Jemi të lumtur që e kemi Alissonin dhe duam të shijojmë atë. Nuk dua të jap një shumë hipotetike për të, pasi kur dikush nuk ka ndërmend të shesë atëherë nuk vendos as shumë”.