Ekipi nga Serie A, Roma ka zyrtarizuar trajnerin e ri të martën. Bëhet fjalë për teknikun portugez Paulo Fonseca, i cili së fundi ka qenë në krye të skuadrës nga Ukraina, Shakhtar Donetsk.
Fonseca me skuadrën e Romës ka firmosur kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër kurse paga e tij vjetore do të jetë dy milionë euro. 46-vjeçari, në postin e trajnerit të Romës ka zëvendësuar Claudio Ranierin, i cili është larguar nga ekipi pas përfundimit të edicionit të fundit.
Fonseca ka punuar si trajner në Ukrainë prej vitit 2016 dhe me Shakhtarin ka fituar tri herë rresht titullin e kampionit. Ai gjithashtu ka drejtuar edhe ekipet portugeze si Pacos Ferreira, Porto e Braga.