Gjërat po bëhen më serioze midis Jennifer Lopez dhe Ben Affleck – por fëmijët e saj do të qëndrojnë gjithmonë prioritet, thonë burime pranë divës së muzikës pop.
Ndërsa ajo dhe partneri i saj po afrohen gjithnjë e më shumë, këngëtarja tre herë e martuar po mendon nëse, në moshën e saj ‘rrufeja mund të godasë sërish’ në jetën private, tha një ekspert.
“Ajo duhet të sigurohet që po merr parasysh fëmijët e saj”, tha burimi në lidhje me interpretuesen e “Jenny from the Block”, e cila ka binjakë 13 vjeçarë, Emme dhe Maximilian, me ish-burrin e saj, Marc Anthony . “Ata janë primarë për të”.
Një burim tjetër tha se J.Lo dhe Affleck – të cilët filluan takimet për herë të parë në 2002 dhe ishin së bashku deri në 2004 – rindezën romancën në disa prej daljeve që kanë bërë së fundmi.
“Ajo është 51 vjeçe dhe gjithmonë i ka kushtuar rëndësi kimisë. Ajo po mendon se sa herë mund të godasë ‘rrufeja’. Ndjehet sikur ai është rritur që kur ishin së bashku”.