Pasi ka marrë në mbrojtje Paris Hilton, Majk Tajson, Andre Agasi apo Bruno Omar, Davi Cesnof po përgatitet për të qenë përkrah Cristiano Ronaldos.
Portugezi i Juventusit ka vendosur të përfaqësohet nga avokati i yjeve të artit në gjyqin kundër modeles 34-vjeçare Ketrin Mojorgae, transmeton tch.
Ajo e ka akuzuar Ronaldon se e ka përdhunuar n]ë vitin 2009 në Las Vegas madje ka theksuar se është paguar me 375 mijë dollarë nga sulmuesi për të mbyllur gojën.
Duke qenë se ky lajm është publikuar thuajse nga mediat e të gjithë botës, autoritetet amerikane kanë vendosur të hapin një çështje.
Për këtë arsye Ronaldo ka vendosur të mbrohet nga avokati Cesnof, i cili ka shumë reputacion në Amerikë, duke qenë e në karrierën e tij ka mbrojtur edhe klientë si Leonardo DiCaprio apo familjen e Michael Jackson.