Ronaldo: Dua të luaj vetëm në Ligën e Kampionëve dhe për Portugalinë

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

34-vjeçari Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se ai e ka të vështirë ta motivojë veten për çdo ndeshje dhe shtoi se, po të varej nga ai, do të luante vetëm në ndeshjet e Portugalisë dhe në Ligën e Kampionëve.

Motivimi i Cristiano Ronaldos për të arritur suksese në karrierë është ndër arsyet kryesore për karrierën e tij mbresëlënëse deri më tani.

Përderisa portugezi mund të mos ketë qenë njëri ndër lojtarët më të talentuar në botë, vullneti i tij për ta shtyrë veten në maksimum dhe për ta nxjerrë më të mirën nga vetja gjatë ndeshjeve dhe stërvitjeve e ka bërë atë njërin ndër lojtarët më të mirë në botë.

Megjithatë, me kalimin e viteve, lojtarëve si Ronaldo, që kanë fituar gjithçka në karrierë, u humb pak nga pak motivi. Për këtë arsye, tani 34-vjeçari po e ka të vështirë ta motivojë veten për çdo ndeshje.

Në një intervistë të fundit të dhënë për France Football, Ronaldo e pranoi se nëse do të varej nga ai, ai do të luante vetëm në ndeshjen e Kombëtares së Portugalisë dhe në Ligën e Kampionëve.

“Nëse do të varej nga unë, unë do të luaja vetëm në ndeshjet e rëndësishme, në ato me ekipin kombëtar dhe ato të Ligës së Kampionëve. Këta ndeshje më motivojnë”, ka thënë Ronaldo.

“Por, ti duhet të jesh profesionist dhe ta nderosh familjen dhe klubin që të paguan. Duhet ta japësh më të mirën tënde çdo ditë”.

Ronaldo ëndërron që ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve me Juventusin e pastaj Kampionatin Evropian 2020 e Kupën e Botës 2022 me Kombëtaren e Portugalisë.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme