Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e edicionit të 18-të të “Këpuca e Artë”, duke mposhtur Lionel Messi, Robert Lewandowski dhe Mohamed Salah
Trofeu votohet nga një publik i gjerë nga një listë e përbërë prej 10 lojtarëve më të mirë në çdo vit.
Ylli i Juventusit, Ronaldo ka marrë më shumë vota se Messi, Lewandowski, shoku i tij i skuadrës, Giorgio Chiellini, Neymar, Sergio Ramos, Sergio Aguero, Gerard Pique, Salah dhe mesfushori i Interit Arturo Vidal.
Ishte një çmim i dyfishtë për Juventusin, pasi që presidenti Andrea Agnelli po ashtu fitoi çmimin “Prestigji i Këpucës së Artë”, një çmim që zgjidhet nga një komision i përbërë nga media ndërkombëtare.
Fituesit e “Këpucës së artë” do ta këtë edhe shputën e tyre në Promenadën e Kampionëve në Monako.