Ronaldo flet si lojtar i Al Nassr: Kam fituar gjithçka në Evropë, Arabia Saudite sfidë e re

Prishtinë | 03 Jan 2023 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo ka folur fjalët e para gjatë prezantimit të tij te klubi i ri, Al Nassr.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë që u zyrtarizua pak ditë më parë te klubi arab ka thënë se ai ka fituar gjithçka në Evropë dhe se ajo ishte ndër arsyet që ka zgjedhur Arabinë Saudite për destinacion të ri.

“Në Evropë puna ime ka përfunduar, kam fituar gjithçka. Kam luajtur për klubet më të mëdha. Kjo është një sfidë e re”, ka thënë Ronaldo.

Të ngjashme