Fituesi i çmimit “Lojtari i Shekullit” në “Globe Soccer Awards 2020” në Dubai, Cristiano Ronaldo, është përsëri në Torino dhe më i fuqishëm se kurrë.
Ylli portugez postoi në Instagram një foto të stërvitjes së tij individuale (sipas protokollit Covid-19) në Continassa me një mesazh që dëshmon edhe një herë për urinë e tij të pashtershme për të fituar trofe.
“Bateritë janë plotësisht të mbushura për të qenë më i fortë dhe më i motivuar se kurrë, për të ndjekur qëllimet tona ambicioze sezonale jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë. Deri në Fund”.
“Një pushim i shkurtër që do ta kujtoj gjithmonë për arsyet më të mira”.