“Kjo është një pyetje shumë e mirë. Shoh disa lojtarë me potencial: Asensio, Mbappé, Dembélé, Neymar, Hazard, Rashford… dhe disa të tjerë. Në brezin e ardhshëm ka të paktën dhjetë lojtarë me potencial shumë, shumë të madh”.
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë rreth një dekadë që pushtojnë futbollin, duke fituar “Topin e Artë” respektivisht nga katër dhe pesë herë. Ylli portugez, megjithatë, e ka një ide se kush mund të jenë pasuesit e kësaj dysheje hegjemonësh.
Sulmuesi i Real Madridit, lojtari më i mirë në kontinent nga UEFA në ceremoninë e zhvilluar në Nion të Zvicrës gushtin e kaluar, është pyetur nga gazetarët për lojtarët të cilët i sheh si mëtues të çmimeve individuale në të ardhmen.
Përgjigjja e tij nuk ka qenë aspak befasuese, sepse ka përmendur praktikisht më të mirët.
“Kjo është një pyetje shumë e mirë. Shoh disa lojtarë me potencial: Asensio, Mbappé, Dembélé, Neymar, Hazard, Rashford… dhe disa të tjerë. Në brezin e ardhshëm ka të paktën dhjetë lojtarë me potencial shumë, shumë të madh”, – është shprehur Ronaldo.