CR7 realizoi hetrikun e 8-t, shënoi kundër një rivali të pëlqyer të tij
Këmbëngulja e Ronaldos për të shënuar dhe eliminuar Atletico Madridin, ka bërë të gjithë të harrojnë moshën e tij dhe të vlerësojnë se Liga e Kampionëve, është e bërë për yllin portugez.
Rekordmeni i Ligës së Kampionëve, theu madje disa rekorde edhe në ndeshjen kundër Atleticos që është rivali i dashur i tij.
Me metrikun kundër madrilenëve, Ronaldo ka realizuar 24 gola në 33 ndeshje kundër tyre.
Portugezi u bë futbollisti i parë që shënoi 127 gola në Champions, ndërsa ky ishte hetriku i tetë i tij në garën evropiane.
E formës së tij iu gëzua edhe Juventusi që për herë të parë, kalon një rreth nokauti në Ligën e Kampionëve, pasi që e ka humbur ndeshjen e parë.