Cristiano Ronaldo e ka cilësuar normale lodhjen e Juventusit në ndeshje ndaj Hellas Veronas, pasi kjo ndeshje vinte pas asaj ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionmëv.
Juventusi arriti fitore të vështirë 2-1 ndaj Veronas, por kjo sipas Ronaldos është normale pasi ekipi vinte nga një udhëtim i vështirë te Atletico.
“Gjyqtari nuk dha penallti, nuk ka rëndësi, unë mendova se ishte penallti”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Sky Sport Italia, kur u pyet për një episod të ndeshjes.
“Gjëja e rëndësishme është që skuadra fitoi, ne ishim të lodhur pas Ligës së Kampionëve, e cila është e natyrshme pas udhëtimit, ndeshjes intensive në Madrid, por ne kemi qenë në gjendje ta realizojmë atë”.
Ronaldos gjatë ekzekutimit të penalltisë (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)
Ronaldo u pyet në lidhje me gjestin që ai bëri në minutën e fundit të atij narazimi 2-2 kundër Atleticos, drejt tifozëve.
“Njerëzit pëlqejnë të flasin broçkulla. Kjo është e gjitha. Ka shumë njerëz budallenj”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/