Kalimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi, rikthimi në vendlindje i Carlo Ancelottit dhe kthimi i Parmas në elitë tre vjet pasi falimentoi, e bëjnë këtë stinor të Serie A një prej më të priturve në vitet e fundit.
Pas viteve rënie në shikueshmëri dhe me top-lojtarët duke zgjedhur të luajnë jashtë vendit, ka një ndjesi se Serie A po e kthen atë shkëlqim që e kishte dikur, shkruan sot Koha Ditore.
Italisë madje i janë kthyer katër skuadra në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve këtë stinor, ndonëse kjo është më tepër falë një riformulimi kontrovers të Ligës së Kampionëve nga UEFA e jo për shkak të një performance të përmirësuar të klubeve të Serie A të Italisë.
Për më tepër shpresat janë se Serie A do të vazhdojë aty ku mbeti stinorin e kaluar, ku Napoli u afrua më tepër se kurrë që të ndalë dominimin e Juventusit, që ka fituar shtatë herë rresht titullin e kampionit.