Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë i vitit në kampionatin Italian të futbollit “Seria A”. Sulmuesi i “Juventusit” edhe pse do ta ketë të vështirë të shpallet golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në gadishullin Apenin, sërish ka marrë çmimin më me vlerë në nivelin personal, atë të lojtarit më të rëndësishëm dhe më të mirë të kampionatit Italian të futbollit.
Samir Handanoviç i “Interit” është shpallur portieri më i mirë; Kalidu Kulibali (Napoli), mbrojtësi më i mirë, Sergej Milinkoviç-Saviç (Lazio), mesfushori i vitit; Fabio Kualiarela (Sampdoria), sulmuesi më i mirë dhe Nikolo Zaniolo (Roma) si i riu më i mirë i vitit.
Në “Seria A”, CR7 ka shënuar deri më tani 21 gola, aq sa edhe polaku Piatek i “Milanit”, ndërsa golashënuesi më i mirë është Fabio Quagliarella i “Sampdorias”, i ndjekur nga Zapata i “Atalantës” me 22 gola.