Ronaldo tregon sa mundësi ka Juventusi të fitojë Champions League

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo thotë se Juventus do të fitojë titullin e parë të Ligës së Kampionëve që nga viti 1996 brenda dy viteve të ardhshme.


Juventus ka humbur shtatë finale të Ligës së Kampionëve, më shumë se çdo ekip tjetër në histori, së fundmi në 2015 dhe 2017 ndaj Barcelona dhe Real Madridit të Ronaldos.

Por 34-vjeçari, i cili mbërriti në Itali verën e kaluar pas të tre fitoreve radhazi të Ligës së Kampionëve me Real Madrid, beson se pritjes do ti vijë fundi deri në vitin 2021.

“Është gjithmonë viti i Juventusit, Real Madridit, Barcelonës, ​​por në një kompeticion si Champions League vetëm një skuadër fiton përfundimisht,” tha Ronaldo për Marca ndërsa ai u zgjodh për çmimin e tyre ‘Leyenda’ (legjenda) për karrierën e tij të suksesshme si një futbollist profesionist.

“Merrni si shembull Barcelonën: ata investuan shumë para për lojtarët në pesë vitet e fundit, por ata nuk fituan Champions League. Nuk funksionon si kështu. Juve është forcuar shumë, është një ekip që do të luftojë për të fituar si gjithmonë, por kjo do të varet nga shumë faktorë: shorti, grupet, forma, dëmtimet, fati …

Por siç them gjithmonë, ne nuk mund të jemi të fiksuar tek Champions League. Juve do ta fitojmë atë – nëse jo këtë vit, atëherë do të jetë vitin tjetër. Brenda dy viteve të ardhshme, për mënyrën se si ne jemi duke punuar dhe si po e planifikojmë atë, ne e meritojmë. Kemi gjithçka që duhet për ta fituar atë ” deklaroi Ronaldo.

Kapiteni i Portugalisë shënoi 28 gola në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar, 21 prej tyre në Serie A.

Sezonin e kaluar, Juventus u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën çerekfinale nga Ajaxi pasi pësoi një humbje 2-1 në shtëpi, me golin fitues të shënuar nga blerja e tyre e re Matthijs De Ligt.

Të ngjashme