Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, pritet të vendosë për të ardhmen e tij para se të përfundojë sezoni aktual, në mënyrë që Zonja e Vjetër t’i bëjë planet për afatin kalimtar veror.
Në ndeshjet e mbetura, portugezi do t’u ndihmojë Bianconerëve në luftën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, do të luftojë deri në fund për titullin ‘Capocannoniere’ (golashënuesin më të mirë në Serie A), si dhe të përpiqet ta fitojë trofeun e Kupës së Italsië në finale ndaj Atalanta.
Në ndërkohë, do t’ia kumtojë planet e tij presidentit të Juves, Andrea Agnelli dhe drejtorit sportiv, Fabio Paratici.
Sipas Tuttosport, e gjitha do të ndodhë para muajit maj, sepse klubi dëshiron t’i nisë planet për afatin e ardhshëm kalimtar, ashtu që dëshiron të dijë për të ardhmen e sulmuesit.
Me çmimin eventual të shitjes dhe mospagimin e rrogës së tij të majme, Zonja e Vjetër do të mund të investonte në lojtarë të rinj në rast se 36-vjeçari vendos të largohet.
Sidoqoftë, Ronaldo ka kontratë deri në verën e vitit 2022 dhe kampioni italian është i interesuar që ta mbajë në Allianz Stadium.
Real Madridi, Paris Saint-Germaini dhe Manchester Unitedi janë destinacionet e mundshme të CR7 në rast se ai vendos të largohet.