Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se më shumë i pëlqen të shikojë boks apo MMA në televizor sesa futboll.
35-vjeçari është njëri prej protagonistëve në dokumentarin e DAZN me titull “Parallel Worlds” (“Botët paralele”), ku është krahasuar me boksierin rus, Gennady Golovkin.
“Kur isha te Manchester Unitedi, një trajner boksonte me mua. Mendoj se praktikimi i tij (boksit) mund t’i shërbejë një futbollisti, sepse t’i perfeksionon ndjesitë dhe mësohesh si të lëvizësh”.
“Boksi është më i vështirë, sepse ti konkurron, je vetëm. Nuk mendoj se do të mund të bëhesha boksier, është vështirë”.
“Pasioni im është të luaj futboll, por i shikoj sportet tjera në televizor. Në mes të një ndeshje futbolli ose një meçi boksi ose të UFC-së, zgjedh të dytën”, ka thënë Ronaldo.