ROSU me “Cobra” ishin të përgatitur të qëndronin gjatë në veri

Prishtinë | 16 Jan 2017 | 18:53 | Nga

Treni “kishtar” me mbishkrime provokuese i nisur nga Serbia në drejtim të Kosovës nuk u lejua të futet në vendin tonë dhe kështu ta cenojë hapur sovranitetin e Republikës.

Që trenin mos të lejohet me asnjë kusht të hynte në Kosovë, në pikën kufitare me Serbinë, në veri të vendit, u dërguan forcat speciale të Policisë të Kosovës të njohura si ROSU.

Me 17 automjete të rënda të tipit “Cobra”, ROSU u vendos në Jarinje dhe gjithçka ishte gati që “tytat e gjata” të funksionin nëse ishte nevoja, shkruan lajmi.net.

ROSU u ‘ngjit’ në veri për herë të para pas vitit 2011, atëherë kur u vendos rregulli në pikat kufitare me Serbinë.

Se sa ishin të vendosur që mos të lejohej futja e trenit rus dhuratë për Serbinë, tregojnë edhe burime të lajmi.net.

“ROSU dhe forcat tjera kanë qenë të përgatitura që me ditë të tëra të qëndrojnë në veri, respektivisht në stacionin e parë hekurudhor Jarinja e Poshtme. Ky është stacioni i parë kur hyni nga Serbia në Kosovë”, kanë thënë këto burime brenda forcave të sigurisë.

Sipas tyre, ROSU ishte e përgatitur edhe me ushqim të bollshëm që të qëndroi derisa të largohet rreziku i futjes së trenit në Kosovë.

Në këtë pjesë, ishin të stacionuara afër 150 pjesëtarë të ROSU-së.

Fatmirësisht, dhe pa u shkrepur asnjë plumb, treni i ndalur në Rashkë, u rikthye në Beograd.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme