Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Rozana Radi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, pasi i është nënshtruar dy testeve të njëpasnjëshme.
Në të parin ajo doli negativ, por Radi iu nënshtrua sërish testit pasi kishte pasur kontakt me kolegen e saj, gazetaren Fiori Dardha, e cila ka zbuluar më parë se ishte infektuar me koronavirus.
Ajo shton se është karantinuar dhe po merr mjekimin në shtëpi duke u konsultuar me mjekun e familjes dhe zotëron një gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
“Pas një rezultati negativ ripërsërita tamponin dhe…. POZITIV . Jam karantinuar dhe po marr mjekimin e nevojshëm duke u konsultuar me mjekun e familjes. Për momentin jam në gjendje të qëndrueshme shpresojmë të shkoj gjithçka mire!” shkruan Radi në postimin e saj.