Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, raportohet për dhunë familjare në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njejti ka rrahur bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare.
Pas kësaj, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Policia e Kosovës me vendim të prokurorit të dyshuarin e ka dërguar në mbajtje.