Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht gruan e tij.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 18:30, në Pejë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.