Dy punëtorë të KEK-ut janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje e për këtë janë arrestuar nga Policia.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur të dyshuarit pas lëndimeve të marra janë dërguar për trajtim në QKMF në Obiliq e pastaj në QKUK.
“Obiliq 20.08.2020-19:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar punëtor të KEK-ut të cilët për shkak të një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes veti. Dy të dyshuarit kishin pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF Obiliq dhe më pas edhe në QKUK. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.